Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po vijon konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Begaj ka pritur sot në Presidencë, sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pasi kreu Ilir Meta ndodhet në burg. Blushi shoqërohej nga deputetja Erisa Xhixho.
Një ditë më parë, Begaj priti kryetarët e partive të vogla opozitare, Fatmir Mediun e Partisë Republikane, Vangjel Dulen e PBDNJ, Dashamir Shehin e LZHK dhe Agron Duka e PAA.
Ata propozuan si datë më të përshtatshme 4 majin, duke thënë se zgjedhjet duhet të mbahen para zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
Ndërkohë, Shpëtim Idrizi i PDIU ka propozuar që zgjedhjet të zhvillohen ose më 4 maj ose 11 maj, pasi sipas tij duhet lënë koha e nevojshme për të plotësuar modalitetet e votës së emigrantëve, por edhe të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për listat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.