Politike

Dashnor Sula tërhiqet nga koalicioni i Lapajt! Dështojnë negociatat

Nga Gazeta ‘Si’- Dashnor Sula nuk do të jetë kandidat për deputet në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku u bë pjesë pas largimit nga PD.

Palët ishin në negociata për mundësinë që deputeti demokrat të kandidonte me këtë formacion politik. Por sipas burimeve, palët nuk kanë arritur të dakordësojnë dhe finalizojnë për një bashkëpunim në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike apo koalicionet zgjedhore, edhe pse janë regjistruar në KQZ ne datën 12 mars, kanë të drejtë të ndërrojne emra edhe për 4 ditët në vazhdim.

Sula deklaroi ditën e mërkurë paradite se ai nuk do të ishte pjesë e listave të PD, pasi sipas tij atë e kishin përjashtuar pasi mbështeste SPAK-un, ndërsa në mbrëmje emri i tij u shfaq në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë