Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, pak para se të futej në mbledhjen me deputetë të drejtuar nga Gazment Bardhi, tha se nëse PD-ja nuk bashkohet, atëherë opozita është e mbaruar.
“Duhet të kemi parasysh një gjë, duhet të kemi përgjegjësi për humbjen e 14 majit dhe duhet bërë një analizë. Unë nuk kam thënë bashkëpunim, bashkim. Edhe para 14 majit kam kërkuar një armëpushim.
Mendoj dhe gjykoj që është momenti që të reflektojmë nga i pari tek i fundit. Tregoi që përçarja është fatal për opozitën.
Përçarja është diçka e paralajmëruar edhe për 2025 nëse nga i pari deri tek i fundit nuk i thërrasin mendjen dhe të vazhdojnë me emocione dhe me mendje të nxehtë
Unë nuk gjykoj me emocion dhe po ju them që nga Berisha, Basha dhe kushdo kanë kontribut. Tani është momenti i bërjes së analizave dhe të gjitha duhet të kuptojnë që pa u bashkuar jemi të mbaruar”, tha Sula
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.