Nga Gazeta ‘Si’- Pak orë para dorëzimit të listave në KQZ për zgjedhjet e 11 majit, deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar se nuk do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike.
Në një reagim, Sula thotë se u përjashtua nga lista për shkak se mbështet SPAK e GJKKO.
Ndërkohë, ai shprehet se po shkelet statuti, pasi u përjashtua nga lista edhe pse ka qenë më i votuari në primaret e Elbasanit!
Në postim, Sula ngre pikëpyetje nëse lista e PD që pritet të publikohet në orët e vona të mbrëmjes, do të jetë fituese apo për një përfitues.
“Të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.
Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë t’i bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situate!
Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga çdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend.”, shprehet Sula.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




