Departamenti Amerikan i Shtetit shuplakë të fort Shqipërisë. Problematikat e thekshme vazhdojnë të mbeten titulli i pronësisë, PPP-të, mungesa e transparencës në prokurimin publik, klientelizimi për favorizim të kompanive të ndryshme pranë qeverisë, etj.
“Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Në vitin 2016, qeveria shqiptare kaloi ndryshime gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguar, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes”-citohet në Raportin e Byroja e Çështjeve Ekonomike dhe Biznesit për Klimën e Investimeve 2018.
Sipas Raportit, Investitorët kanë raportuar shqetësime të vazhdueshme që rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t'u interpretuar ose jo konsistente si mjete për të mbajtur investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Shqetësim mbeten rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit të cilat ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplota me komunitetin e biznesit. “Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikën dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P deri në fund të vitit 2017.”-thuhet në raport.
Byroja e Çështjeve Ekonomike dhe Biznesit thekson në raport se të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, titulli është vështirë ëpër tu marrë. Disa faktorë përfshijnë aktorë të paskrupullt që manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të fituar titullin pronar që nuk u takon. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t'u marrë. Ndërkohë, agjencia e ngarkuar me heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.
“Për të tërhequr investimet e huaja direkte, qeveria shqipatare miratoi një ligj të ri mbi investimet strategjike në vitin 2015. Ligji i ri parasheh nxitjet e investimeve dhe ofron procedura administrative të shpejta për investitorët strategjikë të huaj dhe vendas, varësisht nga madhësia e investimeve dhe numri i vendeve të punës të krijuara. Qeveria gjithashtu miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDA), të ngjashme me zonat e tregtisë së lirë. Zhvillimi I parë i TEDA-s, në Spitalle,Durrës, iu dha një konsorciumi kompanish lokale në gusht 2017, por vetëm pasi që tenderi kishte dështuar tri herë. Zhvillimi i TEDA ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit ka kundërshtuar vendimin e gjykatës.”- lexohet në raport.
Raporti përmend Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2017 i Transparency International që renditi Shqipërinë 91 nga 180 vende, një rënie prej tetë vende nga 2016. Si e tillë, Shqipëria tani perceptohet si vendi i dytë më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria vazhdoi të performojë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës dhe marrjes së energjisë elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.