Kosova

DASH dënon sulmin ndaj ujësjellësit në Veri të Kosovës: Autorët para ligjit

Gazeta Si – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, ka reaguar në Twitter për sulmin e ndodhur më 29 nëntor ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Ai e dënoi ashpër këtë akt, duke e cilësuar si një kërcënim serioz për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në postimin e tij, Miller theksoi mbështetjen e plotë të SHBA-së për përpjekjet që po bëhen për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit e këtij sulmi kriminal.

Gjithashtu, Miller falënderoi punonjësit e emergjencës dhe forcat ndërkombëtare, përfshirë KFOR-in, për punën e tyre të palodhur në rikthimin e furnizimit me ujë për qytetarët.

“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falë punonjësve të emenregjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, shprehet ai.

Ky incident ka ngritur shqetësime për sigurinë e infrastrukturës kritike në Kosovë dhe rajon. SHBA mbetet e angazhuar për të ndihmuar Kosovën në forcimin e masave mbrojtëse dhe ruajtjen e stabilitetit.

Reagimi i Miller është një mesazh i qartë se sulmet e tilla nuk do të tolerohen dhe se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë