Politike

Darka në Ulqin / Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin i ‘bashkon’ muzika

Në një situatë të tensionuar në veri të Kosovës ku nuk ka dakordesi jo vetëm me Serbinë por edhe me ndërkombëtarët, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në një takim koncert organizuar në Malin e Zi në Ulqin nga tenori Rame Lahaj.

Ajo prej kohësh ka një marrëdhënie të ftohte politike me kryeministrin Edi Rama, por të premten në mbrëmje ata kanë qënë krah njeri tjetrit rreshtuar në tavolinën e madhe me miq politikanë duke shijuar zërin e tenorit Lahaj

Kryeministri Rama ishte gjithashtu i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali dhe krye i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Koncerti në formatin simfonik, përmbante një program të pasur dhe repertor të larmishëm me të ftuarin special, tenorin me famë botërore Rame Lahaj të shoqëruar nga; Olivera Tičević, Egzona Salaj dhe Adhurim Grezda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë