Nga Gazeta Si – Kosova ndjek Shqipërinë dhe mbërrin në “Playoff”-in e zonës së Evropës për një vend në “Kupën e Botës 2026”.
Kjo pas fitores që dardanåt arritën në derbin ballkanas të Gr. B ndaj Sllovenisë. Gol për çdo pjesë në një sfidë që u zhbllokua shumë shpejt.

6 minuta dhe një vallëzim mes 3 kundërshtarëve, i mjaftoi Fisnik Asllanit për të zhbllokuar rezultatin që mbeti i tillë deri në pjesën e dytë.
Një krosim nga e majta në kërkim të Muriqit në 64′, devijohet nga Karnicnik duke i dyfishuar shifrat për dardanët.
Skuadra e Franko Fodës, ruajti rezultatin deri në fund, duke çimentuar vendin e dytë në grup, pas Zvicrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


