Futboll

Dardan deri në 2027

Nga Gazeta Si – Eleminatoret e sukseshme për Botërorin amerikan dhe mundësia për vendin e parë në grup bënë që dardanët të vazhdojnë bashkëpunimin me trainerin aktual.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) zyrtarizoi formalisht marrëveshjen e arritur më herët me Franco Foda-n, deri në vitin 2027.

Presidenti Agim Ademi dhe traineri Franco Foda kishin firmosur rinovimin më 6 Tetor, ditën e parë të grumbullimit për eleminatoret që dardanët i mbyllën me 4 pikë, pas barazimit me Slloveninë dhe fitoren e dytë ndaj Suedisë.

“Pas marrëveshjes së re, Foda do të udhëheqë Kombëtaren e Kosovës deri në fund të vitit kalendarik 2027, me opsion automatic vazhdimi në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028” – thuhet në njoftimin e FFK.

Franco Foda morri drejtimin e Kombëtares dardane më 17 Shkurt 2024 dhe që nga ajo periudhë ka zhvilluar 17 ndeshje deri tani.

Nën drejtimin e tij, Kosova ka 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe 4 humbje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë