Futboll

Danjuma çmend klubet e mëdha, emisarët e Mançester Junajtid e ndoqën ndaj Bajernit

Gazeta Si – Holandezi Danjuma po çmend klubet më të mëdha të Europës me atë që po bën me fanellën e Vilarrealit, skuadra spanjolle që eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve dhe që mundi edhe Bajernin e Mynihut në ndeshjen e parë çerekfinale.

Sulmuesi shënoi golin e fitores ndaj bavarezëve, por prej kohësh ai është protagonist kryesor te Vilarreali. Mançester Junajtid, që e njeh mirë këtë lojtar, sepse holandezi triumfoi me skuadrën e tij në finalen e Ligës së Europës vitin e kaluar, kishte dërguar dy emisarë për ta vëzhguar më mirë të mërkurën që shkoi ndaj Bajernit.

Danjuma me fanellen e Vilarrealit. Gazeta Si, 8 prill 2022

Arnaut Danjuma është 25 vjeç dhe ka lindur në Nigeri, por ka pasaportë holandeze. Drejtuesit e Mançester Junajtid duan t’i paraprijnë situatës për të fituar konkurrencën me klubet e tjera, ndaj dhe kanë nisur lëvizjet në terren. Verën e ardhshme gjasat janë të mëdha që Danjuma të ndërrojë skuadër dhe me shumë mundësi edhe kampionat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë