Euro2024

Danimarka dhe Anglia ndajnë pikët, sfida mbyllet 1-1

Anglia nuk shkoi më tepër se barazimi 1-1 përballë Danimarkës, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

Golin e parë e shënoi Herri Kejn në minutën e 18-të, pas një rrëmuje në zonën daneze, ku përfitoi më së miri sulmuesi anglez.

Më pas do të ishte Hjulmand me një supergol, në minutën e 38-të ai që do të kthente baraspeshën, rezultat që do të qëndronte i tillë deri në përfundimin e ndeshjes.

Takimin e radhës anglezët do ta zhvillojnë kundër Sllovenisë, kurse danezët kundër Serbisë, të dy takimet do të luhen me datë 25 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë