Motosport

Danezi Magnusen befason me ‘pole position’ në Brazil, Leklerk tërbohet me Ferrarin

Gazeta Si – ‘Pole position’ i parë në karrierë për Kevin Magnusen. Në provat zyrtare të garës së Brazilit, ai i ka befasuar të gjithë, duke regjistruar kohën më të mirë para flamurit të kuq për daljen nga pista të Xhorxh Rasëll.

Kur provat rifilluan, kushtet në pistë u përkeqësuan dhe danezi i skuaderisë Has mbeti i paarritshëm. Ai do të niset i pari në garën Sprint të së shtunës pasdite. Në krah do të ketë Maks Vershtapen, kurse nga rreshti i dytë do të nisen dy anglezët Rasëll dhe Norris, pastaj Karlos Sainz dhe Esteban Okon.

Në vend të dhjetë niset Sharl Leklerk jo pak nervoz. Ferrari vendosi ta ndryshonte strategjinë e pilotëve. Në pistë doli piloti francez me goma të mesme, qartësisht të përpërshtatshme. Leklerk u thirr me vonesë në bokse dhe kur u rikthye gjeti flamurin e kuq.

Një ‘pole position’ i bujshëm ai i Magnusen dhe një dështim i bujshëm ai i Ferrarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë