Larg luftimeve në Ukrainë, balerinët rusë dhe ukrainas interpretuan në Londër të shtunën në një ngjarje bamirësie që bashkoi disa nga interpretuesit kryesorë të kërcimit në botë si një shenjë solidariteti për vendin e shkatërruar nga lufta në Europën Lindore, Ukrainën.
Rreth 20 balerinë, me trupa vezullues dhe lëvizje të hijshme, morën një duartrokitje të zhurmshme nga auditori i mbushur plot në teatrin Coliseum të Londrës për mbrëmjen gala “Dance for Ukraine”.
“Nuk mund të rrinim duarkryq në shtëpi dhe të shikonim vetëm lajme, ne donim të bënim diçka”, i tha “Reuters” balerini Ivan Putrov, i cili është nga Ukraina dhe organizoi ngjarjen me rumunen Alina Cojocaru.
“Ne kemi kërcimtarë nga Brazili, Britania e Madhe, Franca, Ukraina dhe nga Rusia. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet se “vallëzimi, muzika dhe arti lëvizin botën, jo dhuna”, është shprehur ndër të tjera Putrov.
Dyshja, Ivan Putrov dhe Alina Cojocaru, të cilët e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin fëmijë që mësuan të kërcejnë në Kiev, e organizuan ngjarjen në vetëm dy javë. Putrov tha se anëtarët e ngushtë të familjes, përfshirë babain e tij, janë ende në Ukrainë.
Rusia pushtoi Ukrainën agimin e 24 shkurtit, një sulm që Moska e quan një “operacion special” për të çmilitarizuar fqinjin e saj.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se të paktën 847 civilë janë vrarë dhe 1,399 janë plagosur në Ukrainë. Më shumë se 3.3 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina përmes kufirit të saj perëndimor dhe rreth 2 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
Disa anëtarë të audiencës u mbuluan me flamurin ukrainas për ngjarjen. Kishte balerinë nga shumë vende, duke përfshirë Brazilin, Italinë dhe Britaninë, duke ofruar magjepsje në skenën që ishte ndezur në nuancat verdhë e blu.
Katja Khaniukova nga Ukraina dhe Natalia Osipova nga Rusia ishin mes atyre që morën pjesë. Kishte gjithashtu kërcimtarë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Japonia dhe Argjentina në këtë ngjarje, për të cilën organizatorët thanë se mblodhën të paktën 140,000 paund (184,520.00 dollarë) për apelin në Ukrainë të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive.
“Shumë prej artistëve na kontaktuan duke dashur të bashkohen, kështu që është frymëzuese se sa e madhe është mbështetja nga njerëzit, por ne kemi nevojë për më shumë mbështetje në Ukrainë, më shumë mbështetje nga qeveri të ndryshme në mbarë botën”, tha Putrov.
Marrë nga Reuters, përshtati në shqip Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.