Politike

‘Damian do thirresh dëshmitar’/ Berisha: Rama ka shkalluar për shkak të laptopit të Agaçit dhe dosjes McGonigal

Nga Gazeta ‘Si’- “Rama ka shkalluar dhe nuk vjen në Kuvend për shkak të laptopit të Ëngjëll Agaçit që ndodhet në prokurori dhe dosjes Mcgonigal”.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga foltorja e kuvendit, teksa ngriti pikëpyetje mbi vendndodhjen e ish-sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë.

“Po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në parlament, që është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet me një gjuhë qenefi. Pse nuk vjen ai këtu? Dy arsye madhore janë që nuk vjen dot së pari ku është sekeratri juaj i përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçi që dhuron edhe 30 ha? Ku e keni? A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur sekretari  i përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni e thoni që është në spital? Kur u thashë që është arratisur përhapët thashethemin se është në intubim. Të gjithë këtë rrugë do të ndiqni? Ku është? Laptopi i tij është në prokurori. Jeni të pashpresë. Laptopi është në prokurori, prandaj thirreni të vijë sesa t’ju nxjerrë laptopi një nga një.”

Për dosjen MCgonigal Berisha i bëri thirrje Damian Gjiknurit që të pendohet pasi në këtë dosje do të jetë më e pakta dëshmitar për Ramën.

“Problemi i madh i desekulibrimti të tij është dosja Mcgonigal. Ajo po shpërthen. Damian mos kujto se je krejt mënjanë ti. Dosja Mcgonigal. A e kuptoni që keni një njeri që korruptoi shefin e kundërinteligjencës së SHBA dhe bëri gjahun e shtrigave ndaj Trump? Çfarë mendoni se ajo dosje do të mbyllet? Ajo dosje nuk mbyllet. Damian shko ku të duash edhe në malin Athos dëshmitar për Ramën do thirresh nuk ke ku të shkosh. Është akti më flagrant i korrupsionin, i ka dhënë 255 mijë dollarë nga zyra e tij. Dëshmitarin e ke të sigurt, mos më shumë. Më mirë pentito. E shihni si është shkallmuar prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë. Kur nuk ke parim e je i aftë të kryesh çdo krim del një ditë ajo”.

Ndërsa ligjvënësi socialist iu drejtuar duke thënë që “nuk e kam problem fare, dëshmoj kurdo por e vërteta qëndron në tjetër vend”.

“Ti mbase je i shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd këtë nuk di ta them dhe nuk ia vlen të përdoresh këtë tribunë për të sajuar akuza të tilla”, deklaroi Gjiknuri.

Replikat

Sali Berisha: Damian shko ku të duash, edhe në malin Athos po të shkosh dëshmitar do të thirresh për Edi Ramën. Është akti më flagrant i korrupsionit.

Damian Gjiknuri: Sali me ty nuk ia vlen, debate të vjetra gjithmonë për këto çështje. Sa herë del ndonjë akuzë del diçka e lidhur me ty.

Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikani? Po the, ma fute. Ti je shqetësuar për negociatat që ke bërë përmes përfaqësuesit tënd.

Mos mbaj shpresa te gjera që nuk ke siguri. Unë nuk kam problem fare, dëshmoj kurdo, kam dëshmuar, por e vërteta qëndron në tjetër vend.

Ti mbase je i shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd këtë nuk di ta them dhe nuk ia vlen të përdoresh këtë tribunë për të sajuar akuza të tilla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë