Politike

Lëvizje drejtorësh/ Bici shkarkohet nga Kadastra, rikthehet tek detyra e ‘vjetër’, emërohet edhe drejtori i ri i Portit

Ndryshimet në qeveri që u prezantuan të dielën nga kryeministri Edi Rama, kanë pasuar me lëvizje dhe në disa drejtori të rëndësishme.

Vendin e lënë bosh nga Ervin Hoxha, që mbante postin e drejtorit të IKMT-së, por që sot po betohet si ministër i brendshëm do ta zërë Dallëndyshe Bici. Kjo e fundit rikthehet në këtë detyrë  që e ka drejtuar prej vitesh. Ai qëndroi për më shumë se një vit në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Drejtoreshe e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës është emëruar një tjetër grua, Lorena Goxhabelli.

Ndërkohë, Kreshnik Bajraktari do jetë drejtori i ri i portit të Durrësit. Ai zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Pirro Vengu. Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë