Gazeta Si – Partizani ka dalë me pengje nga Liga e Kampionëve. Ai eliminim i shpejtë që në turin e parë vazhdon të djegë ende në kampin e kuq, sepse kundërshtari nuk ishte aspak më mirë se kampionët e Shqipërisë. Ndaj Bate Borisov këta të fundit bënë disa gabime të pafalshme, në sulm dhe në mbrojtje.
Megjithatë, aventura europiane vazhdon në Ligën e Konferencës, ku skuadra e trajnerit Zekiç mund të ketë një ecuri më të mirë, duke qenë se edhe kundërshtarët janë akoma më të lehtë. Atletik Eskaldes nga Andorra ka marrë gjithë vlerësimin e Partizanit, që është ‘i dënuar’ ta kalojë turin e dytë eliminator.

Kampionët e Superiores kanë shkuar në Andorra dy ditë para, duke e marrë shumë seriozisht ndeshjen e parë. Të kuqtë pritet t’i fitojnë të dyja ndeshjet për të avancuar më tej në Ligën e Konferencës, pse jo dhe për të tentuar fazën e grupeve.
Së fundi skuadra kryeqytetase është fuqizuar edhe me mbrojtësin Kocijan, ndërkohë që pritet të jetë gati edhe mesfushori Gjelbërim Taipi, i ardhur nga Kukësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




