Ekonomi

Dalja e Italisë nga zona euro, një bllof që nuk e zgjidh krizën

Italia jashtë Europës nuk do të kishte të ardhme: më mirë të gjenden forma bashkëpunimi të qëndrueshme dhe të studiohet se si të përmirësohet gradualisht defiçiti.

Jemi të bindur që bëhet fjalë për një bllof ose të paktën kështu shpresojmë. Por rinisja e diskutimeve për rregullat e monedhës së përbashkët deri në një plan për një dalje të mundshme surprizë nga zona euro ka shkuar shumë larg për të menduar që janë “ disa të rinj që luajnë”. Rregullat e funskionimit të monedhës së përbashkët mund të riformësohen dhe të përmirësohen, duke e bërë Bashkimin Europian më të bashkuar dhe të orientuar drejt rritjes. Asnjë problem apo dogmë. Institucionet evolojnë dhe përshtaten ndaj ndjeshmërive të kohërave, kushteve historike dhe ekonomike. Por nëse injorohen rregullat e ligjeve natyrore dhe ngrihen në nivelin e përgjithshëm të kriterit të vendimmarrjes, jemi në ujërat e supersticiozitetit ose të paaftësisë.

Italia jashtë Europës nuk do të kishte të ardhme. Mund të mos na pëlqejë kjo Europë, por që argumentet tona të vlejnë, duhet të qëndrojmë brenda, jo jashtë: anglezët janë penduar në masë dhe Mbretëria e Bashkuar nuk është Italia. Integrimi i tregjeve është tashmë në masë të lartë dhe do të jetë akoma më shumë në të ardhmen, me rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë dixhitale. E në këtë kuptim një alternativë autarkike me të vërtetë është e pamundur, mbi të gjitha për një vend si Italia që hapjen e ka në thelb të jetës dhe historisë së vet dhe e bazon suksesin e saj në eksportimin e markave dhe firmave të njohura në botë. Për Italinë hapja ekonomike dhe kulturore është jetësore.

Çështja e vetme shqetësuese qëndron tek borxhi publik dhe dimensioni i tij. Kush e paguan? Meqënëse nuk mund tua japim ta paguajnë gjeneratave të tjera, atyre që e kanë prodhuar, sepse tashmë nuk janë më në këtë botë ose një pjesë tjetër nuk janë në kushtet që mund ta paguajnë, e paguajnë gjeneratat aktuale (dhe të ardhshme) ose të bindim ndonjë Vend tjetër europian ta paguajë për ne. Alternativa e parë ngjan e sigurt, e dyta e vështirë për tu imagjinuar, me bllofet dhe kërcënimet ndaj partnerëve europian bëhet e pamundur. Është thjesht çështje logjike, nuk na mbetet gjë për të bërë. Pse gjermanët do të duhej të paguanin  për borxhin tonë publik? Mund të tentojmë edhe një zgjidhje reciprociteti, por nëse flasim vetëm për braktisjen e marrëveshjeve monetare të përbashkëta, gjithçka përfundon me mirëupafshim, ose më keq me lamtumirë. Prandaj bllofi nuk funksionon, shanset që të kuptohet, janë të larta. E në këtë mënyrë do të humbin vetëm kursimtarët dhe kontribuesit, jo elitat!

E vetmja alternativë e mundshme — më mirë të mos mendohen hipoteza të tjera në  lidhje me supersticionin —prandaj përqëndrimi tek rritja dhe shëndoshja e bilancit publik, sepse nuk mund të pretendohet të mos paguhet borxhi — çfarëdo lloj forme teknike të adoptohet — e më pas ti drejtohemi tregjeve të huaja dhe kombëtare për emetim obligacionesh. Është në modë ti referohesh dimensionit të pasurisë italiane financiare, që sipas Bankës së Italisë është e barabartë me rreth 6 mijë miliard euro (euro është e qartë!). U shkua më tej me hipotezën e një fondi që emeton obligacione nga kursimet publike. Pa ndonjë “detyrim” nënshkrimi se kush do ti blinte këta tituj e me çfarë takse? E mbi të gjitha do të kërkonte shumë kohë. Duke i tejkaluar çështjet proceduriale dhe juridike, do të ishte shumë e komplikuar.

Si zgjidhje e “dytë”,  pikërisht duke i referuar pasurisë financiare, u imagjinua vitet  fundit një  taksë mbi pronën që mund të lejonte hyrje të kosniderueshme në arkën e shtetit duke ulur një pjesë të borxhit. Kjo është e vështirë, jo vetëm për çështje teknike, por është e pamundur mbi të gjithë përsa i përket kostove politike. Do një vit më parë u propozua nga disa personalitete të fushës, por që nuk u bë. Me bindje, do të kishte efekte ekonomike negative në lidhje me rritjen dhe përgjegjësinë në aspektin e financave publike; teknikisht, një “thellim të rrethit vicioz të bilancit”. Një taksë mbi pronën, jo e jashtëzakonshme, mund të ketë ndonjë ndikim, por nuk është në axhendën e kuadrit politik aktual.

Në fund, ekziston mundësia e shfaqur sëfundmi, një monetarizim i borxhit publik (blerja në sasi të madhe e titujve publikë nga ana e një autoriteti financiar), që do të sillte daljen nga euro. Nuk është oportune të diskutohet për çështje të ndryshme: krizat valutore në të kaluarën kanë treguar qartësisht që të prodhosh para çon në hiperinflacion dhe në kriza monetare, duke iu larguar kapitaleve drejt valutave të tjera, në kriza të përsërituara bankare. Duhet thënë në mënyrë të qartë, çfarëdo lloj hipoteze, e lehtë apo e rëndë, për daljen nga euro, do të shkaktonte kosto të jashtëzakonshme tek klasat më vulnerabël, një ulje reale të pagave 30-50 %.

Kështu që çfarë mbetet? Përkufizimi i masave që shtojnë rritjen, ose e thënë ndryshe reforma strukturore serioze, që do të thotë më pak burokraci dhe më shumë konkurrencë, më shumë investime publike dhe private, pa shpërthyer defiçitin, përkundrazi me një procedurë graduale dhe të arsyeshme. E mbi të gjithë të ulet e reflektohet, të gjenden format e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe të arsyeshëm në  Europë, jo provat e forcës  që kanë shpënë në fatkeqësira dhe luftra. Pra, asnjë bllof, sepse nuk janë kushtet dhe rrethanat, sepse po luajmë me karta të hapura dhe nuk do të funksiononte./corriere della sera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë