Kosova

Exit-Pollet për zgjedhjet në Kosovë: Kryeson Vetëvendosja me 38%, PDK forcë e dytë

Nga Gazeta ‘Si’- Mediat në Kosovë, në bashkëpunim me disa kompani private kanë nisur të nxjerrin EXIT POLL-et e tyre për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Exit-polli i Klan Kosovës e ka nxjerrë Vetëvendosjen të parën, me 38%, por me rënie të madhe të votave nga zgjedhjet e 2021.

E dyta parashikohet të jetë PDK-ja me 22.4.  LDK e treta me 20.1.  AAK me 7.6, si e katërta me radhë. 

Edhe sipas RTV Dukagjinit, në bashkëpunim me UBO, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.3 %. PDK 21.4, %, LDK 19.3 %, AAK 7.2%.

Valon Feka nga UBO-Consulting ka thënë se mostra është e madhe me rreth 15 mijë anketa, me margjinë të gabimit më pak se 1%.

Ai tha se këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë, dhe se në këtë EXIT-POLL nuk janë përfshirë votat e diasporës. 

Të dhënat zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve jepen vetëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë