Nga Gazeta Si – Edgar Canet fitoi specialen e tij të parë që në debutim në “RallyGP”. Sipas të dhënave të disponueshme, kjo e bën 20-vjeçarin spanjoll fituesin më të ri të një etape me motorr në historinë e Dakar-it.
Piloti i “KTM” përfundoi 3 sekonda përpara shokut të skuadrës, Daniel Sanders dhe 5 sekonda para rivalit të “Honda-s”, Ricky Brabec. Luciano Benavides zuri vendin e katërt, 11 sekonda më pas.
Kampionët në fuqi të “KTM”, nuk mund të kishin kërkuar një fillim më të mirë.
Prologu i “Rally2” pa Michael Docherty të përsëriste paraqitjen e tij të vitit 2023 në “Sea Camp” në Yanbu.
Afrikanojugori, i gjashti në renditjen e përgjithshme me 19 sekonda, fitoi cilindratën e tij me 26 sekonda avantazh ndaj Tobias Ebster dhe Konrad Dąbrowski.
Debutantët Preston Campbell (+32”) dhe Ruy Barbosa (+33”), të dy me Honda, plotësuan pesëshen e parë.

- Tre fitore rradhazi për Ekstrom
Ashtu si Edgar Canet, suedezi Mattias Ekström fitoi prologun në debutim. Kjo ndodhi në vitin 2023, gjithashtu në Yanbu.
Tre vjet më vonë, ai e ka nisur Dakar-in me një tjetër triumf, të gjashtin e karrierës së tij, këtë herë duke drejtuar një Ford Raptor.
Ishte një nisje solide për kosntruktorin amerikan që çoi Mitch Guthrie në vendin e dytë pas 22 km në veri të Yanbu-t, 8 sekonda pas shokut të skuadrës.
Guillaume de Mévius e vendosi Mini-n e tij në shkallën e tretë të podiumit, me kohë të barabartë me Guthrie.
Nasser Al Attiyah mbërriti i katërti me 8 sekonda vonesë. Kampioni në fuqi, Yazeed Al Rajhi, ishte 14 sekonda pas.
Carlos Sainz +15” dhe Nani Roma +18”, por kohët e tyre nuk do të llogariten në renditje, ndryshe nga kategoria e motorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




