Flamurtari nuk gjen qetësi, sepse pas rënies në Kategorinë e Parë, trajneri Ilir Daja ka vendosur të depozitojë në FSHF padinë e tij për klubin vlonjat. Ish-trajneri i bregdetarëve nuk pretendon pak, por një shifër prej 90 mijë eurosh, përgjatë periudhës që ka drejtuar skuadrën vlonjate në sezonin 2018-2019.

Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve i ka kërkuar Flamurtarit të zbatojë vendimin e gjyqit, pasi në të kundërt do të përballen me penalitete. Vlerë e konsiderueshme kjo për klubin kuqezi që drejtohet sërish nga administratori Sinan Idrizi. Ky i fundit e kishte pranuar dhe vetë se kishte borxhe ndaj ish-teknikut të tyre.
Daja do të përfitojë rreth 78,184 euro vetëm nga pagat e prapambetura, ndërkohë që trajnerit i takon edhe bonusi i kupave të Europës, që kap shifrën e 11304 eurove.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




