Bota

Dagestan, turma sulmon një avion që mbërriti nga Izraeli: 60 të arrestuar

Gazeta Si – Orë të tëra tensioni në aeroportin e Makhatchakalas, kryeqyteti i republikës ruse me shumicë myslimane të Dagestanit, në Rusi.

Disa dhjetëra persona sulmuan pistën dhe terminalin, pasi u njoftua për uljen e një avioni nga Izraeli.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë dramatike: në video mund të dëgjohen në mesin e njerëzve që pushtuan aeroportin, njerëz duke bërtitur “Allahu Akbar”, ndërsa pamjet e tjera tregojnë dhjetëra burra që thyejnë barrierat, duke u përpjekur të kontrollojnë makinat që dalin nga aeroporti apo thyejnë dyert brenda terminalit. Rreth 150 persona u identifikuan për sulmin në aeroport, nga të cilët 60 u arrestuan.

Ndërhyrja e forcave speciale dhe policisë ka qenë e menjëhershme, ndërkohë që autoritetet kanë bërë thirrje për ndalimin e “akteve të paligjshme”.

Stafi i aeroportit nga ana e tij sugjeroi që demonstruesit të zgjidhnin tre persona të pajisur me kamera për të hyrë në avion dhe të demonstronin se nuk kishte hebrenj në kabinën e avionit.

Izraeli pret që autoritetet ruse “të mbrojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve izraelitë dhe hebrenj kudo që janë dhe të veprojnë me vendosmëri kundër demonstruesve dhe kundër nxitjeve të egra të drejtuara kundër hebrenjve dhe izraelitëve”, tha Ministria e Jashtme izraelite në një shënim.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli gjithashtu për këtë çështje për një “video të frikshme nga Makhachkala”, duke nënvizuar se ajo që ndodhi në Dagestan, “nuk është një incident i izoluar, por është pjesë e kulturës së përhapur ruse të urrejtjes ndaj kombeve të tjera.

Në vitin e fundit, ministri i Jashtëm rus bëri një sërë deklaratash antisemite dhe presidenti rus bëri gjithashtu ofendime antisemite”, shtoi Zelensky.

Incidenti vjen në një kohë të tensionit të veçantë midis Rusisë dhe shtetit hebre për luftën në Gaza.

Ditët e fundit një delegacion i Hamasit shkoi në Moskë për bisedime dhe Ministria e Jashtme në Jeruzalem thirri ambasadorin rus në Izrael, Anatoly Viktorov për të protestuar, duke nënvizuar ndër të tjera se konsideronte mungesën e një dënimi të qartë nga pjesa e Moskës e organizatës terroriste dhe sjelljen e Rusisë në organet ndërkombëtare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë