Nga Gazeta ‘Si’-Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një bisedë me Janosh Babiçin, shefin e ri të zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se “kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është e papranueshme”.
“Ministri Daçiç ka shfrytëzuar rastin që t’ia përsërisë bashkëbiseduesit qëndrimet tona për papranueshmërinë e ‘të ashtuquajturës’ Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha shtetet anëtare “që treguan mirëkuptim” për qëndrimet e Serbisë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Në të shtohet se “Daçiç e uroi Babiçin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep Serbisë për mbi 20 vjet.
Ai ka theksuar se “Serbia është e përkushtuar dhe këmbëngulëse në zbatimin e vlerave” të kësaj organizate.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




