Gazeta Si – Këtu, ku Beatles (grupi legjendar muzikor anglez) u bënë Beatles, Ronaldo do të pushojë së qeni Ronaldo?
Nëse pyetja mund të duket shumë teatrale, duhet të kemi parasysh se Mbappé, protagonisti tjetër i madh i kulmit të këtyre çerekfinaleve të Europianit - të paktën në peshën e dy yjeve, - u rrit në mitin e Cristiano-s me dhomën e gjumit të mbuluar me posterët e tij dhe sonte francezi mund ta bëjë sërish të qajë, pas krizës kundër Sllovenisë, kur CR7 shpërtheu në lot kur pa nënën e tij në tribunë pas penalltisë së humbur.
Herën e parë që u panë, francezi ishte gati 11 vjeç dhe si dhuratë për ditëlindje ai shkoi në Marsejë për të parë idhullin e tij në Champions League.
Sulmuesi i “Gjelave” e priti jashtë dhomave të zhveshjes dhe, duke mos marrë audiencë, shpërtheu në lot.
Ndërhyri një ish-futbollist, Charles De Bono (i ftuar në stadium këtë mbrëmje nga nëna e Mbappe), i cili takoi Kylianin e vogël dhe e ndihmoi të njihej me Ronaldon, me foton dhe autografin e kërkuar.
Djali kërkoi edhe këpucë, por CR7 i dha vetëm një buzëqeshje shtesë. Që atëherë të dy janë përballur katër herë, e fundit në ekipin kombëtar në grup tre vjet më parë (2-2, gjuajtja e Ronaldos nga penalltia), kur më pas dolën në fazën e 1/8-ave kundër Belgjikës dhe Zvicrës: CR7 hoqi shiritin e kapitenit dhe e goditime shkelm, ndërsa Mbappé për pak “hëngri duart” nga zemërimi për penalltinë vendimtare të shpëtuar nga Sommer.
Duke parë se krahasimi mes të dyve në moshën 25 vjeç, mosha e Kylian-it, nga pikëpamja statistikore gjithçka shkon në favor të francezit, i cili kur ishte 19-vjeç fitoi një Botëror me një gol në finale dhe në moshën 24-vjeçare e humbi atë (Botërori në Katar), duke shënuar tre herë në aktin e fundit, mbrëmjen e kësaj të premteje interesi është tek ata të dy.
A do të jetë në gjendje kjo Francë, e cila ende nuk ka shënuar gol përmes një aksioni të mirëfilltë - dy autogola dhe një penallti - të prodhojë sulme më efektive pas 68 goditjeve në portë?
Deschamps beson në qëndrueshmërinë e tij mbrojtëse, por është pa Rabiot, i cili është i pezulluar, i zëvendësuar nga Camavinga me të cilin pati debate në stërvitje.
I mundur nga Portugalia në finalen e Europianit 2016, trajneri francez kërkon hakmarrje dhe mbi të gjitha yjet e tij, sepse edhe Griezmann, i mbrojtur nga Mbappé, është në “arrati”, pa përmendur Thuram dhe Dembele.
“Në vitin 2016, kur Ronaldo u dëmtua në finale dhe doli jashtë, ata hoqën një barrë nga vetja”, tha Sagna, ish-mbrojtësi i skuadrës franceze të mposhtur nga goli i Ederit.
Tetë vjet më vonë portugezët, duke respektuar historinë, i bëjnë vetes të njëjtën pyetje. Dhe sot, në mënyrë teatrale apo jo, do ta kenë përgjigjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.