Gazeta Si – Elon Musk dhe Cristiano Ronaldo ishin ndër personazhet e famshëm që morën pjesë në darkën gala të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në nderim të Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.
Portugezi ishte ulur jo shumë larg vendit ku presidenti dhe princi i kurorës mbajtën fjalimet e tyre para zyrtarëve nga të dy kombet.
Trump më pas e falënderoi futbollistin për pjesëmarrjen në këtë event, duke shtuar se djali i tij Barron, një “tifoz i madh”, u prek që e takoi.

Ronaldo ka qenë fytyra e ligës saudite të futbollit që kur iu bashkua klubit Al-Nassr në fund të vitit 2022 me një kontratë që thuhet se vlen 200 milionë dollarë në vit.
Në darkë morën pjesë personalitete nga bota e sportit dhe biznesit. Në event morën pjesë afërsisht njëqind të ftuar të përzgjedhur për të përfaqësuar botën ndërkombëtare të teknologjisë, financave dhe sportit.
Të ftuar të tjerë përfshinin David Ellison (kryetari i ri i Paramount), Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino dhe Tim Cook, CEO i Apple.

Mbrëmja në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua gjatë vizitës zyrtare të Princit të Kurorës Saudite në Uashington.
Gjatë darkës, Trump njoftoi se do ta shpallë Arabinë Saudite si “aleatin më të madh” të Shteteve të Bashkuara jashtë NATO-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



