Sociale

Covod-19/ 7 humbje jete dhe 872 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë në spitalet Covid,5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.
Ndërkaq janë kryer 5175 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 872 qytetarë, në këto bashki:
272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.
Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5422
Shkodër          1277
Durrës             1229
Fier                  1195
Vlorë               744
Lezhë              590
Elbasan           667
Berat               495
Korçë              327
Kukës              313
Gjirokastër      263
Dibër                223


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë