Nga Gazeta Si – Covidi i gjatë mund të komprometojë aftësinë tonë për të punuar. Shumë studime kanë vënë në pah një rritje të pushimeve si dhe të papunësisë.
Funksionimi i sistemit nervor autonom mund të ndikohet gjithashtu nga Sars-CoV-2 dhe kjo gjendje mund të rezultojë në “një sindromë autonome, e cila mund të gjendet ende 6 muaj pas shërimit nga infeksioni akut”.
Ky lloj sindromi është gjetur te “një në 3 punonjës” të prekur nga Covid. Kjo u vërtetua nga një studim i publikuar në ‘PubMed’ nga një ekip i Universitetit të Pavia-s.
Studimi tregon nevojën për “ndërhyrje të hershme” për këtë lloj sindrome, veçanërisht “për të parandaluar dorëheqjen apo largimin nga puna të punonjësve të prekur”.
Sipas studiuesve, infeksioni Sars-CoV-2 ndikon në funksionimin e sistemit nervor autonom duke çuar në një sindromë autonome kronike e cila sot nuk njihet si sëmundje.
“Në këtë studim ne vlerësuam fillimin e sindromës autonome Long Covid në një grup punonjësish aktivë, si dhe marrëdhëniet midis mosfunksionimit të tyre autonom dhe kapacitetit të punës”.
Hulumtimi u krye në Itali gjatë valës së dytë të pandemisë. U zgjodhën 45 pjesmarrës, të pa vaksinuar kundër Covid, të shtruar në spital për një formë të rëndë të Covid dhe mosha mesatare pak më shumë se 53 vjeç. Ata u ndoqën për 6 muaj duke analizuar gjithashtu rikthimin e tyre në punë, i cili më pas u vlerësua me pyetësorë specifikë.
“Ne kemi identifikuar një korrelacion midis sëmundjes dhe ndikimit në sistemin nervor”, thotë studiuesit.
Mjekët thonë se ka disa simptoma të cilat për fat të keq nuk janë aq specifike sa simptomat që njohim dhe ndryshojnë sipas llojit të aktivitetit.
Ato variojnë nga vështirësitë për t’u përqendruar tek ata që bëjnë punë në zyrë deri te reduktimi i rezistencës tek ata që qëndrojnë shumë në këmbë dhe për këtë arsye ndihet shumë më i lodhur”, thonë mjekët specialistë.
Në studim, studiuesit theksojnë se “disa simptoma pasqyrojnë një gjendje të njohur si Sindroma e Takikardisë Ortostatike Posturale (POTS): kjo përfaqëson formën më të zakonshme të disautonomisë që shkakton intolerancë ortostatike dhe prek, sipas të dhënave, pothuajse 3 milionë amerikanë. Kjo është një gjendje ku kur një person ngrihet në këmbë, gjaku qëndron në pjesën e poshtme të trupit në vend që të rrjedhë, gjë që shkakton një ritëm të parregullt të zemrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




