Irena Beqiraj
Covidi dhe Privatizimi
Gjatë pandemisë së COVID-19, vendet e OECD–së kanë përjetuar një shkallë të lartë vdekshmërie, mesatarisht rreth 255 të vdekur për 1 milion banorë. Ndërsa pjesa tjetër e botës, një shkallë 5 herë më të ulët, 51 të vdekur për 1 milion banorë .
Si mund të shpjegohet ky fenomen? Cila është arsyeja që vendet më të pasura të botës, janë ndikuar më shumë nga pandemia, sesa vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta?
E sigurt që kjo nuk ka të bëjë aspak me cilësitë e Lidership-it , apo me gjininë e Liderave (diku lexova që vendet me udhëheqëse gra e kanë përballuar më mirë pandeminë).
Shpjegimet konvencionale do të ishin:
COVID-19 përhapet më shpejt në vendet që janë më të integruara në ekonominë e globalizuar, siç janë anëtarët e OECD-së, dhe struktura demografike e vendeve të zhvilluara, mosha mesatare e popullsisë rrit shkallën e vdekshmërisë.
Vendi | Shakalla e Globalizimit | Raste me Covid -19 /1 million banorë | Vdekje për 1milion banorë |
Mbretëria e Bashkuar | 90 | 4,299 | 599 |
Gjermania | 88.7 | 2,240 | 105 |
Spanja | 85.8 | 5187 | 584 |
ShBA | 82.3 | 5,704 | 329 |
Mjafon të shikosh këto katër vende dhe kupton se argumenti i parë mbi shkallën e globalzimit nuk qëndron. Spanja është më pak e intergruar se Gjermania në ekonominë globale, por vdekshmërinë e ka 5 herë më të lartë se ajo. Qartësisht, është diçka tjetër në lojë.
Dr .Jacob Assa, ka kryer një studim i cili përfshiu 147 vende në 5 kontinente, ku jetojnë rreth 93% e banorëve të botës .
4 konkluzionet janë shumë interesante:
1. Mesatarisht, një rritje me 10% e shpenzimeve private shëndetësore shoqërohej me një rritje 4.8% të rasteve të prekura me Covid- 19.
2. një rritje prej 10% e shpenzimeve private shëndetësore, shoqërohej me një rritje prej 6.91% të vdekjeve nga COVID-19.
3. një rritje me 10% në përqindjen e të moshuarve në strukturën demografike, shoqërohej me një rritje 1.18% të vdekjeve nga COVID-19.
4. dhe një rritje prej 10% në përqindjen në numrin shtretërve publik spitalorë për 1.000 banorë shoqërohej në një rënie 1.67% të vdekjeve nga COVID-19.
Thënë shkurt, sistemet shëndetsore kryesisht të privatizuara, nuk e kaluan testin e stresit të pandemisë. Privatizimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor ka rritur shkallën e vdekshmërisë nga COVID-19, gati 6 herë më shumë se numri i të moshuarve.
Rezultatet e këtij studimi duhet të jenë ushqim për mendjen e politikës dhe lëndë e parë për vendimarrjet e ardhshme. Por teksa nuk mund të ndryshojmë sa hap e mbyll sytë strukturën demografike të popullsisë, polikëbërsit kanë në dorë të zgjedhin politikat e zhvillimt të sistemit shëndetësor .
Do të vazhdojmë me politika liberale të tilla si privatizimi dhe komercializimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor, ( në Shqipëri 58,3% e shpenzimeve shendetësore janë private ) apo do të synojmë rritjen dhe mirëmenaxhimin e shpenzimet publike për shëndetësinë ?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.