Në 24 orët e fundit janë kryer 2569 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.
Ndërkohë që aktualisht janë 6952 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet e Covid po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç.
Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 347
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2,569
Testime totale 1,240,204
Raste pozitive 175,163
Raste të shëruara 165,434
Raste Aktive 6,952
Humbje jete 2,777
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3060
Durrës 824
Fier 691
Shkodër 559
Vlorë 345
Elbasan 342
Lezhë 269
Berat 237
Gjirokastër 214
Kukës 159
Korçë 136 Dibër 116
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




