Sociale

COVID19/ Rritet numri i vdekjeve, 12 viktima dhe 533 raste të reja 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë janë shënuar 12 humbje jete, 6 prej tyre në Tiranë.

Janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 533 qytetarë ku numrin më të lartë vijon ta mbajë Tirana me 221 raste. Ndërkohë, janë 7959 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë