Sociale

COVID19/ Asnjë humbje jete, 2568 testime, 40 raste të reja, dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

“Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv,”thuhet në njoftim.
Më tej Ministria njofton se janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë. 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              152
Elbasan            58
Lezhë               36
Shkodër           34
Kukës                32
Vlorë                32
Fier                   25
Berat              21
Korçë                15
Durrës              10
Gjirokastër        6


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë