Sociale

COVID19/ Asnjë humbje jete, 20 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë pacient i prekur nga Covid-19. Gjithashtu, në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
“Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë kryer 3,137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar”, shpjegon Ministria.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         378
Korçë            94
Shkodër       83
Vlorë             43
Elbasan        39
Berat             38
Lezhë           29
Gjirokastër   26
Fier               20
Kukës           10
Durrës          11
Dibër          4


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë