Sociale

COVID19/ 8 humbje jete dhe 326 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 2601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 326 qytetarë dhe kanë humbur jetën 8 qytetarë: një nga Tepelena 61 vjeçe, një qytetar nga Kuçova 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 70-71 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 56-65 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç dhe një qytetar nga Kruja 77 vjeç.

Ndërkohë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orë janë shëruar 206 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.

 Pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin janë 5640.

Personat pozitivë me Covid-19 janë në këto qytete: 134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Dibër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Rrogozhinë, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Gramsh, Peqin, Poliçan, Dimal, Tepelenë, Divjakë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Cerrik.

Statistika

Raste të reja ditore 326

Të shëruar në 24 orë 206

Të shtruar në spitale 133

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2601

Testime totale 1,428,588

Raste pozitive 204,627

Raste të shëruara 195,835

Raste Aktive 5640

Humbje jete 3,152

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2671

Fier 655

Gjirokastër 538

Shkodër 373

Durrës 342

Elbasan 270

Berat 259

Vlorë 199

Lezhë 121

Korçë 106

Kukës 54

Dibër 52


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë