Sociale

COVID19/251 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 1246 të shëruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 1766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 251 qytetarë. Ndërkohë në 24 orët e fundit  ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë në këto bashki:
113 në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnje, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës. 
Janë 12,606 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Statistika (07 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          251
Të shëruar në 24 orë       1246
Të shtruar në spitale       126
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 1766

Testime totale                1,695,141
Raste pozitive                 264,875
Raste të shëruara             248,882
Raste Aktive                    12,606
Humbje jete                     3,387

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             4887
Fier                 1596
Shkodër          1347
Vlorë               856
Elbasan           832
Gjirokastër      765
Berat                668
Lezhë               501
Korçë               459
Durrës              326
Kukës               265
Dibër                104


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë