Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 19 pacientë të prekur nga Covid-19,10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç.
Ndërkaq bëhet me dije nga Ministria se gjatë ditës së sotme janë kryer 732 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,027 vaksinime.
“Janë kryer 3369 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 892 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë,” thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23123
Fier 2657
Vlorë 1789
Durrës 1651
Shkodër 1357
Gjirokastër 1140
Elbasan 917
Korçë 865
Berat 840
Lezhë 790
Dibër 347
Kukës 339
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.