Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP, Silva Bino, ka deklaruar se Komiteti i Ekspertëve gjatë kësaj jave do të komunikojë vendimin për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës.
Bino thotë se kjo dozë do të nisë të aplikohet për personat mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të ulët. “Komiteti është mbledhur ditën e premte dhe do të aplikohet edhe doza e tretë bazale për personat me imunitet të ulët, ata që kanë bërë transpalante, ne kemi bërë dhe studime këtu. Personat mbi 60 vjeç do të vaksinohen me dozën ‘booster’. Personat që kanë dëmtime të imunitetit do të kenë një përqasje tjetër”, - u shpreh Bino në emisionin “Opinion”
Ndërkohë, Bino tha se po shikohet edhe përdorimi i vaksinës tek personat mbi 16 vjeç, tashmë i miratuar në SHBA për vaksinën ‘Pfizer’.
“Personat mbi 16 vjeç do të vaksinohen. Nuk më takon të them vendimet e komitetit. Nuk po themi që do të vaksinohen me detyrim. Janë probleme që do diskutohen. Nuk merren vendimet menjëherë. Nën 18 vjeç janë fëmijë dhe përgjigjet prindi dhe lidhet me dakordësinë e prindit”, - theksoi shefja e ISHP-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.