Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 13 viktima nga Covid 19 dhe 472 raste të reja, nga 2.794 testime të kryera gjithsej.
Në krahasim me një ditë më parë, ka një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve, pasi ditën e djeshme rezultuan të infektuar 448 raste të reja nga 2.475 testime.
Viktimat në 24 orët e fundit, janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasani, 2 nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç.
Rastet pozitive në 24 orët e fundit, janë regjistruar: 140 në Tiranë, 28 raste në Shkodër, Fier, 27 raste në Durrës, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Korçë, Kukës, 13 raste në Kurbin, Lezhë, Berat, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Devoll, Mirditë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Peqin, 5 raste në Kamëz, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Mallakastër, Prrenjas, 3 raste në Tropojë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, Këlcyrë, 2 raste në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, 1 rast në Has, Bulqizë, Memaliaj, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,760 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë vijon procesi i vaksinimit anti-COVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit, si dhe në shkolla për arsimtarët.
Gjatë ditës së sotme, janë kryer 5,356 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (25 Mars 2021)
Raste të reja ditore 472
Të shëruar në 24 orë 567
Të shtruar në spitale 340
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2794
Testime totale 542,232
Raste pozitive 122,767
Raste të shëruara 87,760
Raste Aktive 32,823
Humbje jete 2184
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22507
Fier 2602
Durrës 1419
Vlorë 1289
Shkodër 1214
Gjirokastër 1238
Korçë 757
Lezhë 569
Elbasan 429
Kukës 352
Dibër 324
Berat 123
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




