Sociale

Covid, regjistrohen 9 humbje jete dhe 495 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3.732 testime të kryera gjithsej në 24 orët e fundit, 495 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19, ndërsa 9 pacientë kanë humbur jetën, mes tyre edhe një 30-vjeçar në kryeqytet.

Bëhet fjalë për 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 606 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë që në të gjithë vendin, janë 6,562 pacientë aktivë me Covid 19.  Aktualisht në spitalet COVID, po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Qytetarët e infektuar në 24 orët e fundit, janë regjistruar në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë