Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ka aprovuar rekomandimin nga Komiteti për Imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një komunikate për medie, që thekson se do vaksinohen edhe fëmijët 12-vjeçar në bazë të indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer, raporton “Gazeta Express”.
“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, – thuhet në njoftim.
Ky vendim që futet në fuqi nga nesër (17 gusht), vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve të grupmoshave të reja. Vetëm përgjatë 24-orëve të fundit, sipas raportit të IKSHPK’-së, 14 fëmijë deri në moshën 9-vjeçare janë infektuar me Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




