Bota

Covid, Franca mbyllet që në 18:00, shqiptarëve u duhet test negativ në hyrje

Franca ka zgjatur orarin e kufizimit të lëvizjes me dy orë. Qeveria njoftoi se duke filluar nga dita e shtunë, kufizimet do të ndalohen duke filluar nga ora 18:00 deri në orën 06:00 në mbarë vendin.

Ky ndryshim ashpërson kufizimin në fuqi prej muajit dhjetor nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Kryeministri Jean Castex tha se situata është shqetësuese nga infektimet e reja. Franca ka regjistruar deri më tani mbi 69 mijë viktima nga Covid, e shtata në botë për numrin më të lartë të tyre.

Kufizimet e reja do të jenë në fuqi për të paktën dy javët e ardhshme, ku çdo person duhet të qëndrojë në shtëpia pas orës 18:00, përveçse rastet kur kthehen nga shkolla, ose puna.

Dyqanet dhe të gjitha aktivitetet ekonomike duhet të mbyllen në këtë orë, me përjashtim të farmacive dhe shërbimeve të tjera emergjente.

Këto kufizime ishin në fuqi në disa zona ku në javët e fundit janë raportuar numër më i lartë rastesh të reja, por me këtë vendim të Qeverisë bëhen të detyrueshme në mbarë vendin, edhe në rajonet më pak të prekura.

Ashpërsim të kufizimeve të lëvizjes do të ketë edhe për ata që duan të hyjnë në Francë. Të gjithë shtetasit e vendeve joanëtare të BE-së duhet të paraqiten me test negativ anti-Covid të kryer në 72 orët e fundit dhe më pas të izolohen për 7 ditë.

Qeveria franceze thotë se situata aktualisht është nën kontroll, por për shkak të presionit të vazhdueshëm të pandemisë ndërmori këto masa për të shmangur kaosin në sistemin shëndetësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë