Sociale

Covid, 8 humbje jete dhe 659 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë të prekur nga Covid-19,gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç.
Në këto 24 orë janë kryer 3934 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë, në këto bashki:
316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës,  nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin.
"Janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë",thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3115
Durrës            742
Fier                 724
Shkodër         486
Elbasan          233
Berat              221
Gjirokastër      186
Lezhë             182
Korçë              172
Kukës             151
Vlorë               121
Dibër               64


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë