Sociale

Covid, 49 raste të reja dhe një humbje jete. 84 pacientë në spitale

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë, nga 2.964 testime të kryera gjithsej, ka raportuar 49 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Berati.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Statistika (14 Maj 2021)

Raste të reja ditore         49

Të shëruar në 24 orë      983

Të shtruar në spitale      84

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,964

Testime totale            671,495

Raste pozitive             131,939

Raste të shëruara        122,105

Raste Aktive                  7,407

Humbje jete                  2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5,905

Shkodër       266

Fier               179

Korçë            214

Gjirokastër   196

Durrës          117

Vlorë             147

Elbasan        116

Lezhë           101

Berat             82

Kukës           45

Dibër           39


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë