Situata e pasigurisë dhe e paqartësisë e shkaktuar nga pandemia Covid-19 që kapi për fyti gati të gjithë bizneset, ka tutur për të investuar edhe bizneset e rinj.
Pak syresh kanë guxuar të investojnë në këtë kohë kovidiane.
Sipas të dhënave zyrtare, në gjysmën e parë të vitit janë çelur në të gjithë vendin 4538 biznese të reja neto. Krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rënie me 907 subjekte.
Në periudhën Janar-Qershor 2020 janë çelur 6926 subjekte dhe janë mbyllur 2388 të tilla.
Muaji prill ka qenë ai që ka shenjuar numrin më të ulët të bizneseve të hapura krahasuar me me mesataren e muajve të tjerë. Në prill janë çelur 439 subjekte nga mbi 1 mijë që është mestaraja përgjatë periudhës. Kurse, shifra më e lartë e bizneseve që u kanë vënë kyçin mjediseve ishte Janar, 651 biznese të mbyllura.
Të dhënat tregojnë se përgjatë vitit 2019 janë hapur 15.779 biznese të reja dhe janë çregjistruar 5882 të tjera.
Bizneset thonë se janë në vështirësi të vazhdueshme dhe e kanë të paqartë e të pasigurtë ecurinë. Shumë syresh thonë se po mendojnë mbylljen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.