Sociale

179 të infektuar, 2 të vdekur në 24 orë. 10 pacientë në gjendje të rëndë. Bino: Rritet numri i fëmijëve të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 179 qytetarë të infektuar me Covid-19. Ndërkohë, 2 qytetarë kanë humbur jetën. Qytetarët që e kanë humbur betejën me Covid-19, janë një 60-vjeçar nga Dibra dhe një 66-vjeçar nga Kolonja.
Rastet e reja – Ministria njofton se janë kryer 1150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 179 qytetarë, në këto bashki: 79 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë 6383 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (2 janar 2022)
Raste të reja ditore 179
Të shëruar në 24 orë 213
Të shtruar në spitale 98
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1150

Testime totale 1,487,339
Raste pozitive 210,885
Raste të shëruara 201,282
Raste Aktive 6,383
Humbje jete 3,220

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2944
Fier 660
Durrës 578
Shkodër 430
Elbasan 405
Vlorë 396
Berat 256
Lezhë 196
Gjirokastër 193
Korçë 153
Dibër 101
Kukës 71

Ndërkaq, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka deklaruar se numri i fëmijëve të prekur me Covid-19 në vendin tonë është rritur.
Bino theksoi se fatmirësisht fëmijët kanë simptoma më të lehta dhe arrijnë të rikuperohen nga infeksioni në kushte shtëpie.
“Shohim një rritjet numri të rasteve tek të rinjtë dhe tek fëmijët 5 deri 14 vjeç, kemi një rritje të këtyre grupmoshave të reja, rastet me grip janë në të gjitha grupmoshat në të gjithë vendin”, tha Silva Bino.
Ajo shtoi gjithashtu se ka një hezitim nga ana e prindërve për të vaksinuar fëmiljët e shëndetshëm mbi moshën 15-vjeç, duke bërë që numri i të vaksinuarve për këtë kategori të jetë në shifra të papërfillshme.
Sipas Binos, vaksinim ka pasur vetëm për fëmijët që shfaqin sëmundje kronike.
“Prindërit nuk duhet të kenë asnjë lloj hezitimi, eksperienca shqiptare dhe në botë tregon se janë fëmijët janë burim i infeksionit dhe i riinfeksionit. Kemi fëmijë të shëndetshëm të vaksinuar, por numri është i paktë, tek një përqind”, tha Bino.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë