Tre persona kanë humbur jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit nga Covid-19. Shifrat e të infektuarve ndërkohë vazhdojnë të jenë të larta, konkretisht 2383 për 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, së fundi janë kryer 7634 testime dhe prej tyre 1112 raste pozitive janë regjistruar vetëm në kryeqytet. Më pas vijnë Durrësi dhe Vlora me numrin më të lartë të të infektuarve.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,634 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,383 qytetarë, në këto bashki:
1,112 në Tiranë, 120 në Durrës, 112 Vlorë, 94 në Shkodër, 71 në Fier, 70 në Gjirokastër, 59 në Sarandë, 56 në Lushnje, 51 në Elbasan, 41 në Kamëz, Korçë, 34 në Lezhë, 33 në Pogradec, 32 në Berat, 29 në Patos, 28 në Krujë, 26 në Kuçovë, 23 Tepelenë, 22 në Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Kurbin, 17 në Mirditë, Gramsh, 15 në Vorë, 13 në Memaliaj, 12 në Vau i Dejës, Skrapar, Prrenjas, 11 në Divjakë, Devoll, Cërrik, 10 në Pukë, Kukës, Tropojë, Mat, Peqin, 9 në Mallakastër, 8 në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq, 7 në Malësi e Madhe, Selenicë, Librazhd, 6 në Shijak, Rroskovec, Libohovë, 5 në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Has, Delvinë, 3 në Konispol, Dimal, Belsh, 2 në Klos, Himarë, Poliçan, 1 në Dropull.
Janë 23,593 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,754 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 214,633 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Janar 2022)
Raste të reja ditore 2,383
Të shëruar në 24 orë 1,754
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7,634
Testime totale 1,605,128
Raste pozitive 241,512
Raste të shëruara 214,633
Raste Aktive 23,593
Humbje jete 3,286
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11,155
Fier 1,875
Elbasan 1,670
Durrës 1,632
Shkodër 1,563
Vlorë 1,419
Gjirokastër 1,135
Lezhë 883
Berat 879
Korçë 868
Dibër 267
Kukës 247
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




