Keshilla

Covid-19, si po përgatiten restorantet në botë për dimrin

Po restorantet si do të mbijetojnë nëse Covid-19, ashpërsohet së bashku me dimrin? Për pronarin e një restoranti në Boston, e quajtur Kristin Canty, nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme, sepse duhet të gjendet një mënyrë që njerëzit të hanë jashtë në dimër po të mos kenë ftohtë, ose rrezikohet që biznesi të dështojë.
Pas një sezoni të popullarizuar kur njerëzit janë ulur për të ngrënë në natyrë, restorantet edhe baret në të gjithë botën , po përballen me dilemën, se si të mbajnë klientët, ndërkohë që hanë jashtë, por moti është i ftohtë. Ekspertët thonë se shkalla e transmetimit të Covid është më e ulët jashtë se sa brenda. Për shkak të kësaj, disa restorante po përpiqen të gjejnë një mënyrë se si klientët e tyre të jenë të sigurt.
Canty, pronare e restorantit të quajtur “woods Hill Pier”, në Boston, Massachusetts, ka instaluar platforma në natyre të mbuluara me plastmasë, ku mund të konsumojnë drekën ose darkën, grupe njerëzish.
“Ne shpresojmë që ata të ndihmojnë biznesin duke zgjatur sezonin për të konsumuar jashtë. Në këtë pikë është e vështirë të thuash nëse do të marr investimet e mia. Kjo do të varet nga moti këtë dimër dhe nga mënyra se si do të mbajmë biznesin”, tha Canty.
Restoranti është i vendosur në port dhe këto platforma do të lejojnë klientët të shijojnë pamjen dhe të hanë njëkohësisht, të gjitha këto duke u distancuar nga shoqëria. Canty tha se strukturat ishin vërtetuar të njohura nga klientët dhe restorantet e tjera i kishin pyetur për to.
“Disa po përpiqen t’i porosisin, disa janë duke mbyllur oborret e tyre me plastikë dhe ngrohje, disa po blejnë çadra të mëdha. Të gjithë duhet të bëjnë më të mirën me hapësirën e tyre. Ne të gjithë jemi duke u përpjekur të jemi krijues për t’i bërë klientët të kthehen dhe të ndihen të sigurt në këtë mjedis,” tha ajo.

Kjo alegri e ndëthurur me distancë sociale, nuk do të jetë e mundur në dimër

Të gjithë janë të pirur drejt kësaj strategjie.
“Për muajt e dimrit, ne presim që dhomat të jenë në aktivitet të plotë dhe ne do të vendosim një vendkalim dhe ngrohje në natyrë për të luftuar motin e vështirë,” Meghan Waites, menaxher i një restoranti në Beavertoën.
Sipas menaxherit kjo është një mënyrë e mirë për të mbajtur punën. Ndërkohë një tjetër zgjidhje për menaxherët do të jetë edhe krijimi i kushteve të ngrohta në hapësirë, përmes zjarrit dhe ofrimit të batanijeve për klientët.
“Unë do të doja ta mbaja atë gjatë gjithë vitit në mënyrë që kushdo që dëshiron të jetë jashtë mund ta bëjë këtë. Gjithnjë e më shumë njerëzit po preferojnë që të konsumojnë darka jashtë nëse e kanë atë mundësi,” tha John Scanlon, menaxheri i përgjithshëm i restorantit “CUT” në Park Lane.
Sipas menaxherit deri më tani reagimet e klientëve kanë qenë mjaft të mira dhe kjo i ka nxitur për të sjellë edhe miqtë e tyre.

Ngrohja e ambjenteve të jashtme

Debati për mjedisin
Në të vërtetë, kërkesa për ngrohje është rritur ndjeshëm, me disa biznese që thonë se tani nuk janë në gjendje të porosisin ndonjë. Pete Arnold, president dhe CEO i korporatës AEI me bazë në SHBA, që mundëson ngrohjet e ambienteve në natyrë, thotë se kërkesa është dyfishuar në krahasim me vitet e tjera.
“Ne kemi në këtë biznes më shumë se 55 vjet dhe nuk kemi parë kurrë kërkesa siç kemi parë në 90 ditët e fundit,” i tha ai Quartz.
Por ndërsa ngrohësit janë të shkëlqyeshëm në ngrohjen e mjedisit të tyre, ata janë kritikuar nga aktivistët mjedisorë të cilët pretendojnë se përdorin shumë energji, duke krijuar emisione të panevojshme të karbonit. Disa vende të tilla si Franca kanë zgjedhur t’i ndalojnë ato edhe pse ligji në Francë kjo nuk do të hyjë në fuqi deri vitin e ardhshëm. Ministrja Franceze e Ekologjisë Barbara Pompili e ka përshkruar ngrohjen e jashtme ose kondicionimin e ajrit si një “devijim ekologjik”.
Por ndërsa pandemia vazhdon, disa qytete po rishikojnë këtë gjë dhe përdorimi i ngrohësve është një zgjidhje e mundshme për të ndihmuar gastronominë. Në Evropë, qyteti gjerman i Essen shpreson të lejohet kjo ngrohje deri në fund të marsit, megjithëse ato janë të ndaluara teknikisht. Gjithashtu shumë qytete të tjera europiane po kërkojnë të lejohen ngrohësit e ambienteve në natyrë.
Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë