Shtatë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, si pasojë e infektimit nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije në njoftimin e saj zyrtare se gjatë këtyre 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 361 qytetarë në 2478 testime te kryera.
Shifrat më të larta të personave të infektuar në 24 orët e fundit janë regjistruar në kryeqytet, ndërsa më pas vijnë me radhë Saranda dhe Vlora.
Njoftimi i MSH-së
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 361 qytetarë, në këto bashki: 144 në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje, 7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastër, 5 në Rroskovec, Mallakastër, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Përrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd. Janë 6,806 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç, një qyetetar nga Korça 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,090 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,065 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 361
Të shëruar në 24 orë 1,090
Të shtruar në spitale 92
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,478
Testime totale 1,719,796
Raste pozitive 269,301
Raste të shëruara 259,065
Raste Aktive 6,806
Humbje jete 3,430
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,301
Fier 982
Gjirokastër 439
Vlorë 601
Elbasan 560
Berat 491
Shkodër 423
Lezhë 348
Durrës 243
Korçë 196
Kukës 179
Dibër 43
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




