Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 13 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Mjekja Flutura Beqo deklaroi se 76% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Gjithashtu, mjekja theksoi se rastet e reja janë kontakte të personave që tashme rezultojnë pozitiv në vatrën e re të Durrësit.
“Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar. Në vendin tone aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat. Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive,” tha më tej mjekja.
Si çdo ditë edhe mjekja Beqo i’u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshin, të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale dhe duke shmangur vizitat tek të afërmit.
“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40,” shtoi mjekja.
Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:
Tiranë 78 raste
Krujë 46 raste
Durrës 30 raste
Shkodër 15 raste
Kamëz 12 raste
Berat 10 raste
Fier 4 raste
Elbasan 2 raste
Kurbin 1 rast
Mirditë 1 rast
Korçë 1 raste
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




