Shkencëtarët nga Qendra Mjekësore e Rochester dhe Universiteti i Nju Jorkut kanë zbuluar se antitrupat aktivë SARS-CoV-2 janë të pranishëm në qumështin e nënave me dy lloje imuniteti ndaj Covid-19: atë të fituar me sëmundjen dhe atë të marrë me vaksinim. Studimi i financuar nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), u botua në revistën “JAMA Pediatric”. U morën të dhëna nga 77 gra (47 nga grupi i infektuar dhe 30 nga grupi i vaksinuar) në mënyrë që të përcaktohet niveli i antitrupave në qumësht me kalimin e kohës.
Gratë me imunitet të fituar nga infeksioni prodhuan nivele të larta të imunogloubinës A(IgA), ndërsa individët me imunitet të marrë me vaksinën prodhuan antitrupa të fortë të imunogloubinës G (IgG).
Të dy antitrupat ishin në gjendje të neutralizonin Covid-19. Hulumtimet e mëparshme nga Qendra Mjekësore Rochester kishin treguar prova të antitrupave në qumështin e nënave pozitive për virusin. Nga ana tjetër, kjo analizë e re ka përqendruar vëmendjen në kohëzgjatjen e pranisë së këtyre antitrupave, duke konstatuar se ato mbijetojnë edhe tre muaj pas sëmundjes. Për gratë e vaksinuara, ekipi gjeti prova të një rënieje të lehtë të imunoglobulinës G, mesatarisht tre muaj pas vaksinimit
“Shihet një prani e lartë e antitrupava në qumështin e gjirit si edhe pas kalimit të infeksionit, gjirhashtu edhe pas vaksinimit e kjo është diçka tepër e rëndësishme për imunizimin e nënave të reja”, tha bashkëautori i studimit Kirsi Jarvinen-Seppo, kreu i departamentit të Alergjisë dhe Imunologjisë Pediatrike në Qendrën Mjekësore Rochester.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se ndërsa ekziston përgjigja e antitrupave, ende nuk është vërtetuar nëse këto antitrupa të qumështit të gjirit mund të mbrojnë foshnjat me gji nga Covid-19. Sipas studiuesve, antitrupa të tillë mund të mos jenë zëvendësues për vaksinimin kur ai miratohet për foshnjat dhe fëmijët. Me hulumtimin e radhës, ekipi dëshiron të kuptojë nëse si vaksina ashtu edhe imuniteti i fituar me sëmundjen janë të afta të japin antitrupa kundër koronavirusëve të tjerë sezonalë .
Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje