Me të shkuar ora 22.00 e mbrëmjes të martën, në rrugët e kryeqytetit u rikthyen postoblloqet e policisë, që mungonin prej javësh, edhe pse në atë orë vijonte ndalimqarkullimi. Ata nisën të ndalojnë cdo mjet që lëvizte në Tiranë.
Ndërkohë me herët, efektivë të policisë kanë njoftuar në mbrëmje lokalet që të marren masa për mbyllje nga ora 20:00, të ditës së mërkurë.
Ky lajm është konfirmuar për “TCH” edhe nga kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Henri Jahaj, se u është dhënë një urdhër verbal, që baret mbyllen në orën 20:00.
Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet të mërkurën për të zyrtarizuar masat shtesë, që sa duket do të përfshijnë edhe mbylljen më herët të vendit. Policia thjesht i ka paraprirë këtij vendimi, për të mos krijuar ndonjë incident të mundshëm. Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 16 humbje jete dhe 1239 raste të reja në 24 orët e fundit, rasti rekord deri më tani i infektimeve në vend nga Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.