Dy të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, por është rritur numri i të infektuarve, ku janë regjistruar 708 raste të reja.
Një bilanc në rritje, teksa një ditë më parë u raportuan 617 qytetarë pozitivë me Covid 19. Sa i takon viktimave, ka humbur jetën nga koronavirusi një 35-vjeçare nga Berati dhe një 80-vjeçar nga Tirana.
Janë 6249 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Të infektuarit janë në këto bashki: 362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrës, 21 në Sarandë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 17 në Lushnje, 15 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Pogradec, Fier, Kamëz, 9 në Gjirokastër, 7 në Vorë, 6 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 5 në Devoll, 4 qytetarë në Kolonjë, Përmet, Himare, Divjakë, Patos, Kavajë, 3 qytetarë në Pukë, Kukës, Peqin, Gramsh, Librazhd, 2 qytetarë në Skrapar, Dimal, Mat, Kurbin, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirëditë, Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë.
Statistika (31 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 708
Të shëruar në 24 orë 293
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 4485
Testime totale 1,483,121
Raste pozitive 210,224
Raste të shëruara 200,758
Raste Aktive 6,249
Humbje jete 3,217
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2965
Fier 689
Durrës 538
Shkodër 403
Elbasan 388
Vlorë 380
Berat 229
Lezhë 184
Gjirokastër 168
Korçë 138
Dibër 91
Kukës 76
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.